Metodat tradicionale të rritjes së fëmijëve

Këto janë disa prej metodave të rritjes së fëmijëve që përdornin të parët tanë të devotshëm të rrugës Ba’Alawi, të përmbledhura nga nipi i Habib Muhammad al-Haddar-it (Allahu e mëshiroftë dhe qoftë i kënaqur me të), Sejjid Muhammad Abdullah Muhammad al-Haddar, Allahu e ruajtë dhe e mbrojtë:

• Nënat që ushqenin me gji përsërisnin shpesh Ajatul-Kursi, Suren el-Felek dhe Suren en-Nas mbi foshnjat e tyre.

• Kur fëmija fillonte të fliste, ai mësohej të thoshte:

رَضِيتُ بِاللهِ رَبّاً، وبِالإِسْلامِ دِيناً، و بسيِّدِنَا مُحَمَّدٍ صلى الله عليه وسلم نَبِيَّاً ورَسُولاً
“Jam i kënaqur me Allahun si Zotin tim, me Islamin si fenë time, dhe me Zotin tonë Muhamedin (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) si Profetin dhe të Dërguarin tim.”

• Prindërit u mësonin fëmijëve rëndësinë e bërjes së nijetit të mirë dhe çfarë nijetes të bënin, njësoj siç u mësonin t’i lexonin Suren el-Fatiha.

• Prindërit i mësonin fëmijët të thërrisnin Allahun në çdo situatë.

Nëse fëmija kërkonte diçka, ata i thoshin të merrte abdes, të falte dy rekate dhe pastaj të kërkonte nga Allahu ta plotësonte dëshirën e tij. Pasi ai e bënte këtë, prindërit ia jepnin atë që dëshironte dhe i thoshin se Allahu i ishte përgjigjur duasë së tij.

• Çdo fëmije i caktohej një detyrë specifike:

– Njëri blinte gjëra nga dyqani,
– një tjetër pastronte shtëpinë,
– një tjetër shërbente mysafirët.

• Prindërit i zgjonin fëmijët e vegjël në pjesën e fundit të natës, për t’i mësuar të ishin zgjuar në atë kohë. Baballarët i çonin djemtë e tyre të vegjël në xhami në atë kohë.

• Prindërit mbanin mbledhje familjare në shtëpi çdo ditë ose çdo javë.

Ata lexonin një pjesë të Kuranit dhe lexonin nga librat e fikhut dhe hadithit. Takimi mbyllej me dua dhe salavate.

• Para ditëve ose muajve të bekuar, si Ramazani, prindërit i mblidhnin fëmijët dhe u kërkonin t’u tregonin çfarë veprash të mira kishin planifikuar të bënin.

I pyesnin, për shembull, sa Kuran do të lexonin dhe sa sadaka do të jepnin.

• Kur njëri prej djemve arrinte pjekurinë, babai organizonte një mbledhje me dijetarët dhe të moshuarit e komunitetit. Ai i shpjegonte djalit se tani ai ishte përgjegjës para Allahut dhe se dy engjëj tashmë regjistronin veprat e tij të mira dhe të këqija.

• Prindërit u kushtonin më shumë vëmendje vajzave sesa djemve në arsimim, sepse vajzat kalonin pjesën më të madhe të kohës në sferën shtëpiake.

• Prindërit i martonin fëmijët e tyre në moshë të re për të siguruar që të mos bënin vepra të ndaluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *