Puberteti: Një udhëkryq i rëndësishëm

An Islamic happy girl plays sports in outdoors, in the style of joyful and optimistic, sustainable architecture, close-up shots, cottagecore, happenings, signe vilstrup, photo taken with provia --ar 3:2 --style raw --v 5.2 Job ID: 467e0736-5a53-429f-8790-150774247158

Nga: Zakeeya Ali

Puberteti është një pikë ktheje e madhe në jetë dhe ka një ndikim të jashtëzakonshëm te fëmija. Në shoqëri, puberteti tregon se fëmija është bërë adoleshent. Megjithatë, në Islam, puberteti shënon fillimin e moshës së rritur. Kjo është tejet domethënëse për fëmijën tonë sepse tregon se:

  • Obligimet e tyre bëhen detyruese.
  • Mëkatet e tyre fillojnë të regjistrohen.
  • Ata bëhen përgjegjës për veten e tyre.

Për shkak të fillimit të pubertetit, në Islam bëhet obligim për prindërit që:

  • Të jenë koshientë për shenjat e pubertetit te fëmija.
  • T’ua mësojnë fëmijëve këto shenja.
  • T’u shpjegojnë rëndësinë e kësaj faze.
  • T’u bëjnë të qartë se puberteti është një shenjë nga Allahu se ata janë rritur mjaftueshëm për të dhënë llogari për veten.

Shumë prindër mund të ndihen të turpëruar ose në siklet për të folur me fëmijët rreth ndryshimeve që sjell puberteti, por si të rritur, ne duhet të kuptojmë se kjo është pjesë e jetës dhe e krijimit të Allahut.

Dështimi ynë për të përmbushur detyrimin e edukimit të fëmijës për këto ndryshime është i qortueshëm dhe ne mbajmë përgjegjësi për këtë. Kjo është gjithashtu e dëmshme për mirëqenien e fëmijës, sepse ata nuk do të jenë të vëmendshëm se veprat e tyre po regjistrohen, gjë që mund t’i pengojë ata të ruhen nga mëkatet e qëllimshme.

Puberteti fillon kur:

  1. Djali ka ëndrrën e parë të lagësht (ejakulimin).
  2. Vajza fillon ciklin menstrual (pas moshës 9 vjeçare sipas kalendarit hënor).

Nëse këto nuk ndodhin, dijetarët përmendin se puberteti konsiderohet se fillon kur fëmija mbush 15 vjeç (sipas kalendarit hënor).

Shpjegojini fëmijës obligimet e tyre:

  • Namazet farz të humbura pas kësaj moshe janë mëkat i madh dhe duhet të plotësohen (kaza).
  • Zeqati bëhet farz mbi çdo shumë parash që fëmija zotëron (nëse arrin nisabin).
  • Hixhabi bëhet obligim farz për vajzat.

Këtu shohim pse është e domosdoshme që prindërit të sigurohen që, para se fëmija të arrijë moshën e pubertetit, ai të njohë obligimet e adhurimit dhe të ketë filluar t’i praktikojë ato.

Sapo fëmija t’i njohë shenjat e pubertetit, ai do të jetë në gjendje t’ju informojë kur ato të shfaqen. Kur kjo të ndodhë, dijetarët rekomandojnë që të bëni një bisedë me të për të rishikuar:

  • Shtyllat e Islamit dhe kushtet e Imanit.
  • Bazat e Akides (besimit) dhe Fikhun (rregullat e adhurimit).
  • Fikhun e menstruacioneve (për vajzat) dhe atë të pastrimit pas ejakulimit.

Gjithashtu rekomandohet t’i kujtoni fëmijës se:

  • Engjëlli në krahun e majtë ka filluar të regjistrojë veprat e këqija. Megjithatë, veprat e mira regjistrohen që para pubertetit.
  • Haramet me të cilat ka të ngjarë të përballen duhen shmangur me çdo kusht.
  • Dita e Gjykimit, Xheneti dhe Xhehenemi janë reale dhe të pashmangshme.

Është e dobishme t’u kujtoni atyre shpërblimin e lartë për të rinjtë që i binden Allahut, sepse në këtë moshë dëshirat mund të jenë të vrullshme dhe Ahireti mund t’u duket i largët.

Siç thotë Allahu në Kuran:

“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjet tuaja prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët…”

Unë rekomandoj që prindërit të flasin me fëmijët e tyre edhe për ndjenjat ndaj gjinisë tjetër. Mësojini se është normale t’i kenë këto ndjenha, por në Islam ne sillemi me to me adab (etikë). Shpjegojuni fëmijëve se mund të ndihen të frustruar, të ndjeshëm, të vetmuar ose sikur askush nuk i kupton.

Tregojuni se trupi dhe fytyra e tyre do të ndryshojnë dhe se kjo fazë është e përkohshme. Ne duhet t’u japim mjetet e duhura për t’u përballur me ndjenjat e tyre nga këndvështrimi islam. Besoj se nëse ndërtojmë një marrëdhënie të fortë me fëmijën para pubertetit, kjo fazë nuk do të jetë traumatike apo konfuzuese.

Për shkak se puberteti është një fazë e vështirë, fëmija do të ketë nevojë për më shumë dashuri, dhembshuri dhe durim. Si prindër, nuk duhet të lejojmë që ata të jenë mosrespektues (pasi është mëkat i madh), por duhet të jemi të urtë dhe të mësojmë përmes komunikimit të mirë.

Mbani mend, ndonjëherë frutet e punës sonë nuk shihen derisa të kalojë stuhia e adoleshencës. Vazhdoni rrugëtimin tuaj, ia vlen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *