Të dashur miq, nëse Allahu na jep 60 vite për të jetuar, atëherë kjo bëhet rreth 22,000 ditë (60×365). Të gjitha këto ditë Allahu na i jep për t’u përgatitur për një ditë interviste me Allahun. Kjo është Ditën e Gjykimit. Në atë ditë, Allahu do të na bëjë disa pyetje dhe Ai do të kërkojë disa përgjigje të sakta. Allahu është aq i mëshirshëm sa që na ka treguar tashmë se cilat do të jenë pyetjet përmes Kur’anit dhe Haditheve. Mëshira e Tij është aq e madhe sa që madje na ka treguar edhe përgjigjet për këto pyetje. Tani imagjino një student që shkon për të shkruar një provim. Ai hap letrën e provimit dhe gjen pyetjet në një anë. Pastaj gjen se përgjigjet e pyetjeve janë në anën tjetër. Tani, pasi të shkruajë provimin, nëse ky student prapë dështon, çfarë do të mendojmë për të? Do të mendojmë se është personi më i marrë nga të gjithë. Epo, t’ju them diçka: Ditën e Gjykimit, ne njerëzit që i dinim pyetjet dhe përgjigjet, prapë do të mund të dështojmë! Për këtë arsye, kjo është koha për të u zgjuar para se të dëshmojmë se jemi më të marrë nga të gjithë.
Rinia është koha kryesore e jetës sonë. Kjo është periudha kur njerëzit marrin vendime të rëndësishme siç është çfarë të bëhen në të ardhmen. Gjërat që bëni në këtë periudhë ka shumë gjasa t’ju ndikojnë gjatë gjithë jetës. Për këtë arsye, është e rëndësishme të fusim Islamin në jetën tonë gjatë këtyre ditëve. Shumë njerëz kanë konceptin se kur të bëhen të moshuar, atëherë do të fillojnë të praktikojnë Islamin. Ndoshta edhe ti dhe unë kemi këtë ndjesi. Por shikojeni kështu: Nëse dëshiron të bëhesh një lojtar i famshëm hokeji, atëherë do të fillosh të luash që nga rinia. Ndërsa rritesh, do të bëhesh gjithnjë e më i mirë. Por nëse mendon se do të fillosh të luash kur të jesh i moshuar, atëherë shanset për t’u bërë i famshëm janë pothuajse zero. Kjo është realiteti. Kur të bëhemi të moshuar, nuk do të kemi mjaft energji as për të qëndruar në këmbë dhe për të falur namazin.
Për shkak se rinia është koha kryesore e jetës suaj, ajo është shumë e çmuar për Allahun. Allahu ka përgatitur një hijë Ditën e Gjykimit për ata njerëz që adhurojnë Allahun në rininë e tyre. Në atë ditë, nuk do të ketë ndonjë hijë tjetër përveç hijes nga froni i Allahut. Imagjinoni të qëndroni jashtë në një ditë shumë të nxehtë nën diell për orë të tëra. Sigurisht që do të dëshironit ndonjë hijë për të pushuar nën të. Por çfarë do të ndodhë atë ditë kur dielli do të jetë shumë më afër nesh dhe nxehtësia do të jetë shumë më ekstreme? A nuk do të dëshironit ndonjë hijë atë ditë? Sigurisht që po!
Ti dhe unë jemi të dobët në kryerjen e detyrave ndaj Allahut dhe Allahu është i vetëdijshëm për këtë. Allahu dëshiron që ne të vazhdojmë të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Nëse një foshnjë bie gjatë ecjes, ajo përpiqet të ngrihet përsëri dhe të ecë. Nuk qëndron ulur. Pastaj vjen një ditë kur ajo fillon të ecë. Në mënyrë të ngjashme, ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi dhe të mos dorëzohemi. Do të vijë një ditë kur, Inshallah, do të jemi mjaft të fortë për të bindur Allahun në çdo situatë. Le të bëjmë një premtim të vogël ndaj Allahut që tani se do të fillojmë të bëjmë gjërat për të cilat jemi dërguar në këtë jetë. Përndryshe, ne do të jemi si ai njeriu i marrë që dështoi në provim Ditën e Gjykimit.
