Shkruar nga Zakeeya Ali
Unë e krijova këtë frazë pasi vura re se sa shumë njerëz rreth meje praktikojnë prindërimin fetar selektiv. Shpesh shoh familje myslimane plotësisht praktikante që janë të rrepta me veten, por i mësojnë fëmijët e tyre të jenë lëshues me ligjet dhe obligimet islame për t’u përqendruar, në vend të kësaj, në arritjet e bazuara te dynjaja. E di që mund të vijë si tronditje, por unë i gjykoj prindërit bazuar në mënyrën se si sillen fëmijët e tyre dhe si ndjekin fenë, dhe pres të gjykohem edhe unë për fëmijët e mi.
Shoh nëna me hixhab me Master dhe Doktoratura që u mësojnë fëmijëve në xhami se si të jenë myslimanë të mirë, por rrisin vajza feministe që vishen në mënyrë të pahijshme dhe nuk dinë asgjë rreth të qenit bashkëshortre dhe nënë. Ato i pengojnë vajzat e tyre të martohen të reja për të ndjekur karrierën, dhe djemtë e tyre nga martesa me vajza të devotshme e të thjeshta pasi është jopopullore me rrethin e tyre.
Nuk jam e sigurt se si ne, si prindër, kemi shkuar aq larg sa të zgjedhim e të marrim atë që dëshirojmë të ndjekim në Islam duke injoruar atë që është e pafavorshme për ne. Më poshtë kam renditur disa vëzhgime që kam bërë.
Mënyrat se si prindërit mund të jenë fetarë selektivë
- Kur prindërit shqetësohen që fëmijët e tyre të marrin nota të shkëlqyera në arsimin laik, ndërsa neglizhojnë edukimin islam të fëmijëve të tyre sepse e konsiderojnë atë dytësor dhe diku-diku joadekuat.
- Kur prindërit i shtyjnë vajzat e tyre të studiojnë përtej shkollës për të siguruar një profesion të qëndrueshëm në rast se martohen me një abuzues, kështu, ato u mësojnë vajzave të tyre të jetojnë në frikë dhe harrojnë se rrizku është nga Allahu SWT.
- Kur prindërit u thonë fëmijëve të tyre më të rritur se janë shumë të rinj për t’u martuar (duke bërë diçka hallall), por pastaj mbyllin sytë kur fëmijët e tyre bisedojnë dhe takohen me gjininë e kundërt pas krahëve të tyre.
- Kur prindërit tërbohen nëse djali ose vajza e tyre zgjedh të ndjekë një karrierë si alim/e, ustadth/e, ose shejh/e në vend të shkollës së mjekësisë apo ligjit.
- Kur prindërit kundërshtojnë me forcë një burrë të devotshëm me të ardhura mesatare që propozon martesë për vajzën e tyre, por pranojnë me kënaqësi një burrë të pasur që mezi mban farzet e tij.
- Kur prindërit i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkolla publike dhe kolegje liberale, duke supozuar naivisht se kjo nuk do t’i prekë ata, dhe pastaj zbulojnë se po, por ende besojnë se shkollimi në shtëpi (homeschooling) do të pengojë socializimin dhe suksesin e fëmijëve të tyre.
- Kur prindërit i lejojnë fëmijët e tyre të vishen pa modesti ose të anashkalojnë namazin sepse kanë frikë se nëse i “detyrojnë” të ndjekin farzet, ata do të humbasin rrugën ose do ta urrejnë Islamin, në vend që t’u mësojnë atyre rreth rëndësisë së mosbindjes ndaj Zotit të tyre.
- Kur prindërit i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkolla islame, të hifzit ose medrese për të “ndrequr” sjelljen e fëmijëve të tyre sepse janë shumë të “zënë” ose dembelë për t’u mësuar fëmijëve të tyre edukatën dhe etikën vetë.
- Kur nënat mungojnë për shkak të mbledhjeve të shpeshta shoqërore dhe aktiviteteve vullnetare në komunitet, duke besuar se po bëjnë bamirësi, ndërsa fëmijët e tyre lihen në shtëpi të pamonitoruar, duke parë filma të papërshtatshëm dhe duke lundruar në internet pa limite.
- Kur baballarët punoholikë nuk janë kurrë në shtëpi dhe vështirë se flasin me fëmijët e tyre, duke besuar se po bëjnë shkëlqyeshëm sepse familja e tyre mund të përballojë të blejë gjëra të shtrenjta.
- Kur prindërit u ndalojnë fëmijëve të tyre martesën me njerëz të racave ose kombësive të ndryshme sepse janë paragjykues dhe mendojnë: “Çfarë do të thonë njerëzit?”
- Kur prindërit e njohin se përmbushja e roleve tradicionale dhe të qenit rezistent çon në martesa më të suksesshme, por nuk i trajnojnë djemtë dhe vajzat e tyre të jenë bashkëshortë të mirë dhe nxisin që ata të divorcohen për arsye banale.
Allahu SWT na mbrojtë nga të qenit prindër hipokritë që janë selektivë rreth fesë për hir të përfitimeve të kësaj bote, dhe na dhuroftë pasardhës që janë të drejtë dhe do të jenë kënaqësia e syve tanë. Amin.
