Gjëra ndihmuese për nënat

Shkruar nga Zakeeya Ali

Nuk e di për ju, por unë i dashuroj haket (hacks) dhe këshillat e shpejta për ta bërë dashurinë time të mamasë më të lehtë. Këtu janë disa nga të preferuarat e mia për t’i ndarë…

Merrni një nuhatje kafeje përpara se të nuhatni një aromë të re për të marrë erën e vërtetë çdo herë.

Përdorni uthull në vend të shpëlarësit të shtrenjtë për ciklin tuaj të lavastoviljes dhe shihni enët tuaja të shkëlqejnë pa shpenzime, kimikate, ose një aromë uthulle.

Për kaçurrela natyrale të flokëve pa mundim, përdridhni fijet e flokëve nga maja në fund, mbështillini rreth vetes në mënyrë spirale për të formuar një nyjë në bazën e kokës suaj. Shtrëngojini me një lidhëse. Bëjeni këtë në të gjithë kokën. Spërkatini me llak flokësh dhe përdorni një tharëse flokësh nëse dëshironi. Flini gjatë natës, ose mbajini për të paktën një orë. Lironi lidhëset, stilojini me gishta, dhe shijoni kaçurrelat tuaja spirale në flokë të padëmtuar.

Ndarja e nyjeve ose prerja e pulës së gjallë është një mundim i tillë me thikë. Prisni atë me gërshërë kuzhine dhe është një gjë shumë e thjeshtë (no-brainer) dhe e vetmja mënyrë se si unë e bëj!

Mënyra më e mirë për të pastruar lulet ose bimët artificiale që duken tmerrshëm kur janë me pluhur, është të mbushni një lavaman me ujë të nxehtë me sapun, kthejeni faunën përmbys nëse mundeni, zhyteni dhe rrotullojeni atë në lavaman. Bëjeni këtë me të gjithë faunën tuaj, pastaj zbrazni ujin e pistë, mbushni lavamanin përsëri por me ujë të ngrohtë. Zhytni faunën tuaj me sapun për të shpëlarë sapunin dhe thajeni në ajër. Bimët/lulet tuaja artificiale do të duken sikur sapo i keni blerë!

Shkruat me markera permanent (të fshirë) në tabelën tuaj të bardhë? Nuk ka problem, thjesht rishkruani mbi të me një marker që lahet, fshini, dhe shihni shenjat e markerit permanent të zhduken të gjitha.

Shtoni 1 lugë çaji sheqer në çdo ushqim që përdor domate të konservuara ose të freskëta si përbërës, kjo largon pak nga shija e hidhur e domateve në ushqimin tuaj.

Keni një njollë të freskët gjaku në tapetin ose pëlhurën tuaj? Hidhni peroksid hidrogjeni mbi njollën e gjakut, shihni atë të shkumëzojë. Thajeni peroksidin e tepërt dhe fërkojeni njollën derisa të ikë si me magji! Funksionon më mirë në një njollë të re gjaku por kërkon peroksid ekstra dhe fërkim në njollat e vjetra.

Një shirit pëlhure i prishur (i rreckosur) mund të kontrollohet duke prerë pjesën e rreckosur dhe duke djegur me kujdes skajet për të shkaktuar një vulosje. Ju lutem vazhdoni me kujdes.

A jep pula juaj ndonjëherë një erë ose shije ekstra “pule” pasi gatuhet ose kur e hani ditën tjetër? Pasi ta prisni dhe ta lani, zhyteni pulën tuaj të gjallë në një përzierje uthulle të bardhë dhe lëng limoni. Prisni për 30 minuta ose preferueshëm një orë, shpëlajeni dhe shtojeni në tenxhere për ta gatuar siç do të bënit zakonisht. Pula juaj do të ketë një shije të mrekullueshme tani!

Kur bëni sanduiçe PBJ (gjalpë kikiriku dhe reçel) për fëmijët tuaj, fshihni “shkatat” (fundet) e bukës dhe shmangni ankesat duke lyer PBJ-në në anën e fundit të bukës dhe duke vendosur një fetë të rregullt përmbi të. Fundi i bukës tani është në pjesën e brendshme të sanduiçit dhe sytë e patrajnuar e të rinj nuk kuptojnë asgjë!

Bëjini fëmijët tuaj të ndihmojnë më shumë në kuzhinë. Lejojini ata të përdorin një prerëse pice në vend të një thike. Është më e sigurt dhe më e lehtë për ta për t’u manovruar dhe u mundëson atyre të ndihmojnë me copëtimin e barishteve dhe marules, si dhe prerjen e sanduiçeve, tortillave, naan, pitave, brownies, piteve, mishrave të drekës, etj. Quajeni atë prerësen tuaj universale!

Shtoni 2 lugë gjelle tëshërë të thjeshtë në sallatën tuaj të tunës pasi ajo shton lëndë ushqyese dhe e zgjat atë më shumë për një familje të madhe. Ajo mezi vërehet nga fëmijët gjithashtu.

A e dinit se domatet e konservuara të ziera (stewed) janë më pak tharta se domatet e tjera të konservuara? Janë të gatuara, prandaj, kështu që i bëjnë karrite (curries) dhe gjellët të kenë shije më shumë të ëmbël sesa të thartë.

Shpresoj që këto këshilla t’ju ndihmojnë sado pak mama! Ju lutem ndani këshillat tuaja më ndihmuese të mamave në kutinë e komenteve më poshtë dhe unë do t’i shtoj në këtë postim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *