Edukimi i fëmijëve dhe rëndësia e tij – Meka 24.09.2021

Hytbe e Qabes                         17-02-1443 H    24-09-2021

Shejh Salih El Humejid          Tema: Edukimi i fëmijëve dhe rëndësia e tij   

Falenderimi i takon Allahut. Falenderimi i takon Allahut i cili është i pashoq në përsosmëri dhe bujar me bamirësi të gjerë. Atij i përket falenderimi në çdo rast. Atij i takon mirënjohja për mirësitë dhe begatitë e shumta. Mirënjohje të madhe e të vazhdueshme mëngjes e mbrëmje.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të vetëm e të pashoq. Ai është i pastër e asgjë nuk mund të jetë si Ai, ti ngjasojë apo ti shëmbëllejë Atij.

Dëshmoj se i nderuari ynë profeti Muhamed është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. Atij i përshtaten përshkrimet me cilësitë më të bukura dhe virtytet më të larta. Bekimet, shpëtimi dhe begatia e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij dhe shokët e tij, më të mirët shokët e më të nderuarit familjarë, mbi tabi`inët dhe pasuesit e mirë të tyre deri në ditën e kthimit.

U porosis ju o njerëz dhe veten time të jemi të devotshëm ndaj Allahut. Jini të devotshëm ndaj Allahut, ju mëshiroftë Allahu! Adhurimet kryejini me sinqeritet e jo për ti hequr si barrë. Kujdesuni të kryeni vepra vullnetare që të afroheni me Allahun e jo për të fituar pozitë nderi.

O njerëz ju jeni nevojtarë për Allahun ndërsa Alalhu është i Panevojshmi e i Lavdëruari.

Xheneti është afër o rob të Allahut. Një gjysëm hurme të largon prej zjarrit. Një lëmoshë shuan zemërimin e Zotit.

Dy fjalë të lehta për gjuhën, të dashura për të Gjithëmëshirëshmin, të rënda në peshore; subhanellahi ue bihamdihi, subhanellahil adhim I lartësuar është Allahu e atij i përket falenderimi, i lartësuar është Allahu e Madhështor.

Me abdesin bien gjynahet. Një e mirë shpërlehet sa për dhjetë të tilla deri në njëqindfish e në shumë e më shumë.

“Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat. Dhe duro! Se Allahu, me të vërtetë, nuk e humb shpërblimin për punëmirët.” (Hud 114-115)

O musliman nuk ka merak më të lartë se meraku për edukimin. “edhe ata që thonë: O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!”. (Furkan; 74).

Edukimi, Allahu qoftë kujdestari juaj nuk është projek familjar, apo projekt i një shkolle por është një projekt mbarë kombëtarë dhe projekt mbarë shtetëror.

Bujqësia prodhon ushqimin. Industria prodhon mjetet. Tregëtia sjell të ardhura. Ndërsa edukimi ndërton njeriun, atdheun dhe prodhon të gjitha këto që përmendëm.

Edukimi është dije që mësohet, punë që përfitohet dhe protokoll që zbatohet.

Edukimi i ushqen mundësitë e nuk i gjen ato. Ajo i zhvillon kapacitetet e nuk i inicion.

Kush e kalon rininë me diçka plaket me të.

Vëllezër ky është edukimi në pozitën dhe ndimin e tij. Ndërsa vendi dhe mejdani i tij janë fëmijët tanë. Fëmijët tanë, drita e syve tanë, thelbi i zemrës, stolia e jetës, kënaqësia e gjallërisë, frytet e padukshme, vepra që shihen, ndërtuesit e të nesërmes dhe burrat, mendimtarët dhe mbështetësit kryesorë të saj. Ata janë kasaforta e amaneteve të prindërve, të mësuesve dhe të edukatorëve.

Allahun ta kemi drojë në lidhje me ta. Sa e madhe është përgjegjësia dhe detyra ndaj tyre.

O ju baballarë e ju nëna, meraku për edukimin duhet të jetë mbi çdo merak tjetër.

Prej mëkateve nuk të mbron askush tjetër veç Njohësit të çdo të fshehte.

Mbillni tek fëmijët tuaj besimin e pastër se me të zemrat e tyre stabilizohen, shpirtrat e tyre qetësohen, kraharorët i zgjerohen, gjuhët i zgjidhen e veprat mbeten të qëndrueshme.

Edukojini ata në devotshmëri e drojë ndaj Allahut dhe mbikqyrje ndaj Tij me qëllim që fëmija të mos shpresojë vetëm se tek Zoti i tij e të mos ketë frikë vetëm se prej mëkateve të tij.

Të lidhen me Allahun e madhërishëm, të mbështeten tek Ai, të lidhen me librin e Tij, e të bëhen zbatues të traditës së profetit të Tij s.a.

Edukojini që të forcohen me durim e me namaz e të përmendin Allahun shumë.

Edukojini që bindjen e Allahut dhe frikën ndaj Tij ta kenë gjë parësore, sinqeritetin ndaj Tij ta kenë zahire dhe besnikërinë ndaj Tij mburojë.

Kush turpërohet prej Allahut do të arrijë gradat dhe pozitat më të larta.

Mësojuni fëmijëve tuaj se Allahu ka vendosur që kushdo që i bindet Atij do të lartësohet me krenari e kushdo që e kundërshton atë do të poshtërohet. Krenaria është e lidhur me bindjen ndaj Allahut e poshtërimi është i lidhur me kundërshtimin e Allahut.

Për ju edukatorë; në suren El Isra, në suren Nur, në suren Furkan e në suren Lukman ka porosi ekukative dhe norma sjelljeje që mëshirojnë përkujdesjen që tregon kjo fe për themelet e edukimit, mjetet dhe mënyrat e tij.

Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni. Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjithë këta do të merren në përgjegjësi. (El Isra; 36)

“në qoftë se ju thuhet “Kthehuni”, atëherë kthehuni! Kjo është më e mirë për ju.” (Nur 28)

“Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta!” (Nur  30)

“Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: “Paqe qoftë!”(Furkan  63)

“O djali im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim)! Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe” (Lukman; 13)

“O djali im, kryeje namazin, urdhëroje të mirën, pengoje të keqen dhe bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet! Me të vërtetë, ky është thelbi i patundur i të gjitha punëve! (Lukman; 17)

O ju prindër e ju mësues, fëmijëve bëjani sa më të dashur leximin dhe kërkimin e diturisë. Dija është ëmbëlsia e jetës, busulla orientuese dhe qetësuesja gjatë vetmisë.

Gjëja më e mirë që duhet të mësojnë fëmijët është Libri i Allahut. Ta lexojnë, ta mësojnë përmendësh e ta dëgjojnë në shtëpi, në shkollë e në çdo vend tjetër e në çdo gjendje. Në atë masë që lexon fëmija Kuran po aq do ti shtohet qetësia e do të arrijë lumturi.

Ju edukatorë, kujdesuni që të jenë sa më të aftë në gjuhën e Kuranit e që të zotërojnë gjuhën me elokuencë.

Të dashurit e mi nuk ka dobësi më të madhe e mjerim më të rëndë kur brezat e rinj flasin jo me gjuhën e tyre, që për histori të tyre përdorin datat e të tjerëve, që krenohen me prodhimet e të tjerëve e që festojnë festat e të tjerëve.

Mësojuni atyre që të shfrytëzojnë eksperiencën e mësuesve, të dëgjonë këshillat e këshilluesve, të marrin orientimet e të urtëve e të udhëhiqen prej bujarisë së fisnikëve.

O ju prindër të nderuar e ju mësues të ndritur, edukojini ata me vlerat e me moralet fisnike se vlerat zhdukin poshtërsitë. Bukuria e mendjes është me të llogjikuar. Bukuria e gjuhës me heshtjen. Bukuria e fjalës me të vërtetën. Bukuria e gjendjes me stabilitet në fenë e Allahut. Përtacia në arritjen e vlerave është ves shumë i keq.

Vëllezër një prej mjeteve më të rëndësishmen e më të suksesshme të edukimit është edukimi me anë të modelit. Fëmijët kanë nevojë për modele e jo për kritikë. Qëndroni me ta. Bëhuni si shokë. Flisni me ta. Gjeni hapësirë për tu angazhuar me ta sepse po nuk gjetët ju kohë për ta atëherë nuk do të gjeni pozitë tek ata.

Ti jepni atyre prej kohës tuaj është më mirë se tu jepni prej pasurisë tuaj.

Që të investoni tek ata është më mirë se të investoni për ta. Bëhuni shembull për ta në urtësi e të llogjikuarit, në ruajtjen e gjuhës, në sinqeritetin në fjalë, në duart e pastra të ndershme e në sjelljen e mirë.

Umer ibn Utbeh duke iu drejtuar mësuesit të fëmijëve të tij ka thënë: Le të jetë rregullimi i parë që do të sjellësh tek fëmijët e mi rregullimi i vetes tënde sepse sytë e tyre janë të lidhur me ty. E mira tek ata është aqo çka bën ti dhe e keqja tek ata është ajo që ti e braktis.

Bëhuni dëgjues të tyre që ata të të qëndrojnë ngjitur me ju. Duajini ata, lavdërojini, jepuni kurajo, qeshni dhe lozni me ta.

Prindër dhe edukatorë bëni kujdes se mos i gllabëron bijtë dhe bijat tuaja media sociale dhe sajtet virtuale. Ndërgjegjësojini ata që të mos besojnë çdo pamje, të mos i dorëzohen çdo lloj postimi, të mos pranojnë çdo lloj informacioni sepse në shumë prej tyre gjen defekte dhe mund të shërbejnë si faktorë devijues. Të mos i përdorin mediat sociale si stacione përcjellëse të një lajmi të rremë apo rrugë kalimi të ndonjë përgojimi, apo shteg të ndonjë gënjeshtre të cilat mbërrijnë horizontet e largëta. Gabimet shënohen, gjynahet llogariten qoftë edhe me një prekje të cilën nuk e çon nëpër mend.

Ndërgjegjësojini ata që ti qasen mediave socilale duke përdorur pika kontrolli të cilat pengojnë të keqen dhe bllokojnë imoralen.

O muslimanë një nga gjërat më të rëndësishme që synohet në edukim është ndërtimi i personalitetit ndër brezat e rinj, krenaria me arritjen e vlerave, admirimi i vetvetes, distancimi prej imitimit rrënues, kujdesi për të mos shkuar nga pas njerëzve të famshëm që janë të degraduar qoftë në veshje, në mënyrën e të ushqyerit apo në sjellje.

“Në të vërtetë, fuqia është e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë.” (El Munafikun 8)

Edukojini ata që të dinë se e kota është e kotë edhe pse ndjekësit e saj mund të jenë të shumtë. Të dinë që e vërteta është e vërtetë edhe pse ndjekësit e saj janë të pakët. Flamuri i të vërtetës është lart edhe nëse nuk e ngre atë askush e flamuri i të kotës është përdhe edhe nëse e ngre atë çdo person. Harami (e ndaluara) është haram edhe nëse e veprojnë atë të gjithë njerëzit.

Personi vlerësohet për sjelljet e tij e jo për veshjet e tij, me fenë dhe moralin e tij e jo me jo me prejardhjen dhe fisin e tij.

Ju eukatorë e ju përgjegjës nxitini fëmijët që të jenë aktiv, të kujdesen për kohën e të angazhohen gjatë kohës së lirë, të jenë të aftë të mbartin përgjegjësi e të marrin vendime.

Kush pushon shumë nuk arrin atë që synon. Atë që flen shumë do ta kalojnë të gjithë. Dashuria për rehati sjell pikëllim. Synimet arrihen me aktivitet dhe punë. Rruga e udhëzimit është përpjekja.

“Ata që përpiqen për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët!” (Ankebut 69)

Gjurmët e një edukimi të mirë shfaqen në mosmarrëveshjet e pakëta, drejtësia e bukur, mosangazhimi me zbulimin e gabimeve, pranimi i arsyetimeve, përballimi i mundimeve, butësia në fjalë dhe çelja në fytyrë.

Gjurmë negative të edukimit janë akuzat e shumta, ngritja e zërit dhe grindja me të tjerët.

Metodat e edukimi i përmbledh dhe realizon frytet e saj mirëkuptimi mes dy prindërve, harmonia, qetësia, stabiliteti në shtëpi me dashuri, me butësi, me inkurajim, me besim të ndërsjelltë, me anashkalim e me tolerancë.

Kështu me lejen e Allahut rriten bij të mirë; me besim të saktë dhe me sjellje të mirë.

Kështu do të jenë elementë ndërtues pozitivë me ekuilibër, me disiplinë e përgjegjësi.

“O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.” (Tahrim  6)

Allahu na mundësoftë të përfitojmë nga udhëzimet e librit të Tij dhe prej traditës së profetit të Tij Muhamed (salallahu alejhi ue selem). Pas këtyre fjalëve që thashë i kërkoj falje Allahut për veten time e për ju dhe për të gjithë muslimanët ndaj çdo gjynahi e gabimi. Kërkojini falje Allahut se ai është Falësi e Mëshiruesi.

Hutbeja e Dyte

Falenderimi i takon Allahut. Falenderimi i takon Allahut që me falenderimin ndaj Tij fitohen sevape. Atë e falenderojmë e atij i jemi mirënjohës. Ai jep mirësi dhe është Dhurues i madh. Atij i kërkoj falje dhe tek ai pendohem. Ai fal gjynahet, pranon pendimin dhe ndëshkimin e ka të fortë.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të vetëm e të pashoq. Tek Ai mbështetem e tek Ai është pendimi.

Dëshmoj se i nderuari ynë profeti Muhamed është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, ai solli të vërtetën me fjalë të qarta. Paqja, bekimet dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e mbi shokët, mbi tabi`inët dhe pasuesit e tyre deri në ditën e kthimit.

O muslimanë, edukimi i fëmijëve është bamirësi, bindje ndaj Allahut dhe shpërblim. Disa nga të parët tanë kanë thënë: Disa gjynahe falen vetëm prej merakut ndaj fëmijëve.

Dy prindërit janë si toka e butë e si hija e qiellit. Ata të dy depozitojnë për fëmijët e tyre çdo gjë të vlefshme.

O ju prindër e ju mësues, edukimi i saktë ruan vatanin më parë se ta ruajë atë ushtria e rregullt.

Brezat e rinj janë mburojat e vatanit dhe garantuesit e stabilitetit të tij.

Mësojuani atyre që atdhetaria është sinqeritet, punë, ndërtim, bashkëpunim, mbrojtje, amanet dhe respekt.

Është vatani yt, ta duash, ta mbrosh atë, të mos e fyesh atë e të mos pranosh që ta fyejë dikush tjetër, të qëndrosh përballë armiqve të tij keqbërës e ziliqarë.

Atdhetari do të thotë të tregosh kujdes ndaj pronave, mjeteve të shërbimit dhe kapaciteteve.

Ndjekja e metodave efikase dhe dhënia e orientimeve të duhura në shërbime, në konsum, në energji, në resurse, në mbrojtjen e ambjentit, në luftën ndaj korrupsionit ngado të vijë e prej kujdo.

Mësojini atyre se atdhetaria është aktivizimi i aftësive, kapaciteteve dhe eksperiencave në shërbim të atdheut, në fuqizim të tij, në ngritje të tij në të gjitha sektoret.

Atdhetari është të vigjëlosh syhapur, të kesh ambicje të lartë, përpjekje të pandërprera drejt niveleve të suksesit.

Atdhetari është të jetë qytetari i vërtetë pasqyrë e atdheut të tij ku ajo që rrezaton prej saj është vërtetim i atdhetarisë së tij.

Atdhetari është të jetë qytetari simbol brenda atdheut të tij dhe ambassador për të në vendet e tjera.

Atdhetari është të jesh shembull i mirë, i vërtetë e këshillues që kujdesesh për të drejtat e pushtetarëve si bindja ndaj tyre, dashuria për ta, këshilla për ta, lutja dhe miqësia e vërtetë ndaj tyre.

Atdhetaria është miqësi që dëbon fanatizmin me të gjitha llojet e tij si ajo e fiseve, zonave dhe atë sektar.

Vëllezër nëse këto që thamë janë disa prej botëkuptimimeve të atdhetarisë dhe manifestimeve të saj e çfarë mendoni ju kur bëhet fjalë për atdheun ku është shpallur islami, aty ku janë vendet e shenjta, për një atdhe që ngre flamurin e islamit, që udhëheq me Librin e Allahut dhe Sunetin e Muhamedit s.a. për një atdhe që është vend i Dy Xhamive të Shenjta, Mbretëria e Arabisë Saudite.

Atdhetaria në këtë vend të begatë është zbatim i fesë së Allahut në besim e në ligj, pasim i rrugës së të parëve tanë të mirë në çështjet bazë të fesë, në moralet e saj, e në të gjitha traditat dhe praktikat e saj, këshilla për Allahun, për të dërguarin, për Librin, për prijësat e muslimanëve dhe për mbarë muslimanët e thjeshtë.

Nëse udhëheqësi në këtë vend të begatë, Allahu e ruajtë, ofiqin më të lartë që mbart është “Shërbëtor i Dy Xhamive të Shenjta” atëherë nuk ka dyshim se bashkëatdhetarët do të pasojnë atë në pozitën e nderit të këtij shërbimi në këtë vend të begatë e me vende të shenjta.

Rob të Allahut një prej gjërave më të larta që e mëshiron kuptimin e atdhetarisë është shërbimi ndaj atdheut me të gjitha kuptimet e shërbimit me kërkesat dhe obligimet e tij.

Kijeni frikë Allahun, kijeni frikë Allahun, Allahu u mëshiroftë, të gjithë ju jeni barinj dhe jeni përgjegjës për tufën tuaj.

Burri është kujdestar në shtëpinë e tij dhe është përgjegjës pë ata që i ka nën përkujdesje. Gruaja është kujdestare në shtëpinë e burrit të saj dhe është përgjegjëse për atë që ka nën kujdestari. Që të gjithë ju jeni kujdestarë dhe jeni përgjegjës për atë që keni nën kujdestari.

O Allah o Zoti ynë ty të përket falenderimi që na krijove, na ushqen, na udhëzove, na mësove, na shpëtove e na zgjidhe problemet. Ty të përket falenderimi për besimin që kemi, për islamin që kemi, për Kuranin që na ke sjellë, për familjen, për pasurinë e që na ke shpëtuar nga çdo gjë.

Armikun tonë e munde, furnizimin tonë na e ke zgjeruar, na ke dhënë siguri, na ke bashkuar pasi kemi qenë të përçarë e na ke falur shumë.

Ty të falenderojmë për të gjitha këto me falenderime të shumta. Ti na ke dhënë shumë mirësi e Ty të përket falenderimi për çdo mirësi që na ke dhënë në të shkuarën e në të tashmen, në veçanti e në përgjithësi, në fshehtësi e në publik, në të gjallë e në të vdekur, në prezencë e në mungesë!

Ty të përket falenderimi derisa të kënaqesh, ty të përket falenderimi kur të kënaqesh, ty të përket falenderimi pasi të kënaqesh e Ty të përket falenderimi në çdo gjendje.

O Allah kush mundohet që të bëjë keq ndaj nesh, ndaj fesë tonë, ndaj vendit tonë, ndaj umetit tonë, ndaj qeveritarëve tanë, ndaj dijetarëve tanë, ndaj vepërmirëve tanë, ndaj njerëzve të rendit, ndaj forcave të sigurisë, ndaj unitetit tonë dhe përbashkimit tonë në një rrugë të vetme, o Allah angazhoje atë me veten e tij, hidhja kurthet mbi qafën e tij, e jepja shkatërrimin me planet që thur e na mbro me çka të dëshirosh o i Plotfuqishëm e Krenar!

Salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi pasuesit e tij të mirë.

“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *