Jetesa me një fëmijë të diagnostikuar me ADHD mund të jetë një përvojë e mbushur me sfida emocionale. Megjithatë, është e rëndësishme të kuptohet se ADHD nuk është një “problem sjelljeje” dhe as “problem disipline”. Është një çrregullim neurologjik, gjenetik, ushqimor dhe mjedisor që ndikon në ekuilibrin e trurit të fëmijës.
Çfarë duhet të dini:
- Fëmija juaj nuk është një “fëmijë i keq”.
- Ju nuk jeni një prind i keq.
- ADHD është një problem mjekësor dhe nuk është faj i askujt.
Me mbështetje dhe ndihmë të duhur, fëmijët me ADHD mund të bëhen të rritur të suksesshëm dhe të lumtur. Më poshtë janë disa këshilla për prindërit e fëmijëve me ADHD për të menaxhuar jetën e përditshme:
Jetesa e përditshme:
- Vendosja e Rregullave: Mbani rregullat të thjeshta dhe të qarta dhe sigurohuni që t’i respektoni ato. Përdorni inkurajime pozitive për t’i motivuar.
- Të jeni të fleksibël: Fëmijët me ADHD kanë më shumë vështirësi për t’u përshtatur me ndryshime. Lejojini ata të bëjnë gabime dhe të mësojnë nga pasojat natyrale.
- Menaxhoni agresionin: Vendosni periudha ftohjeje për t’u qetësuar ju dhe fëmija juaj, për të shmangur reagimet impulsive.
- Krijoni strukturë: Përcaktoni një rutinë të përditshme për aktivitete si ngrënia, gjumi, dhe detyrat shkollore.
- Parandaloni mbingarkesën: Ndajeni detyrat në pjesë më të vogla për t’i bërë më të menaxhueshme.
- Organizoni: Sigurohuni që të jetë një rend dhe organizim i mirë për të kufizuar shpërqendrimet dhe kaosin.
- Kufizoni përdorimin e pajisjeve: Fëmijët me ADHD mund të fokusohet shumë në TV dhe video lojëra, por duhet të kufizohet përdorimi i tyre për të shmangur impulsivitetin.
- Inkurajoni aktivitet fizik: Ushtrimet ndihmojnë fëmijët të fokusohen dhe të ulë impulsivitetin.
- Klasat e Kuranit: Mësimi i Kuranit mund të jetë më sfidues për fëmijët me ADHD, por durimi dhe mbështetje do t’i ndihmojnë ata të përparojnë.
Çfarë të mos thoni:
- “Pse nuk mund të qëndrosh në vend?”: Fëmijët me ADHD kanë vështirësi të mbajnë një qëndrim të palëvizshëm. Thoni “Duket se ke nevojë të shpenzosh energji, dëshiron të bësh disa kërcime?”
- “Përqendrohu!”: Fokusimi është një sfidë për fëmijët me ADHD, kështu që në vend të kësaj, ofroni ndihmë, thoni “Çfarë po punon tani? A ka nevojë për ndihmë?”
- “Nëse bën detyrat, mund të shikosh TV”: Fëmijët me ADHD shpesh nuk e kuptojnë konceptin e shpërblimeve të ardhshme. Në vend të kësaj, ndani detyrat në pjesë më të vogla dhe jepni pushime.
- “Pse po vonohesh?”: Fëmijët me ADHD kanë vështirësi të kuptojnë kalimin e kohës. Përdorni fraza inkurajuese si “A mund të të ndihmoj? Të bëjmë këtë së bashku?”
Terapitë dhe Ndihma:
- Terapitë e sjelljes: Përdorni terapitë që përqendrohen në mësimin e aftësive të menaxhimit të impulsivitetit dhe përqendrimit.
- Trajnimi i prindërve: Merrni pjesë në trajnime për të kuptuar dhe menaxhuar sjelljen e fëmijës tuaj.
- Terapia natyrore: Studimet tregojnë se ekspozimi në natyrë mund të ndihmojë fëmijët me ADHD të rigjenerojnë energjinë e tyre mendore dhe të përmirësojnë funksionimin kognitiv.
- Suplementet natyrale: Suplementet si Omega 3, Zinku, dhe Magnezi mund të ndihmojnë me impulsivitetin dhe përqendrimin, por konsultohuni me mjekun para përdorimit.
Përfundim:
Fëmija juaj është i veçantë dhe Allahu ka zgjedhur që ju të jeni prindi i tij për një arsye të veçantë. Megjithëse mund të ndiheni të sfiduar, këto mundësi të rritjes dhe durimit do të shpërblehen në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Tregoni durim dhe mbështetje për fëmijën tuaj dhe kërkoni shpërblimet nga Allahu për çdo përpjekje që bëni.
“O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër,…” [Al-Huxhurat, 49:11]. Ndihmojeni fëmijën tuaj të rritet i vlerësuar dhe i përfshirë, duke ndihmuar ata që kanë vështirësi.
