Prindërimi është puna më sfiduese që mund të kesh – pa përvojë të mëparshme, pa manual dhe me jetën e dikujt tjetër në duart e tua. Ja çfarë kam mësuar gjatë këtyre viteve:
- Nëse nuk po çmendesh ndonjëherë, ndoshta nuk po e bën siç duhet.
- Mos debatoni me bashkëshortin para fëmijëve. Ju jeni një ekip – forca juaj qëndron në unitet.
- Planifikoni takime në çift rregullisht, për të ruajtur lidhjen dhe shëndetin mendor.
- Mos e krahasoni kurrë fëmijën tuaj me të tjerët, dhe mos e krahasoni veten me prindër të tjerë. Secili po bën më të mirën për familjen e tij.
- Fëmijët nuk janë pasqyra jote. Mund t’i rrisësh njësoj, por do të bëhen individë të ndryshëm – dhe kjo është bukur.
- Asnjë sekret dhe asnjë gënjeshtër në familje. Kjo duhet të jetë një rregull themelor.
- Vendos disa pritshmëri që nuk lëkunden. Në shtëpinë time, për shembull, mësimi i faljes dhe Kuranit vinte para çdo aktiviteti tjetër.
- Një familje që falet së bashku, qëndron e bashkuar.
- Bëni shumë foto kur fëmijët janë të vegjël. Më vonë do t’ju bëjnë shumë të lumtur.
- Çmenduria është trashëgimore – e merr nga fëmijët.
- Ji mik për fëmijët, por jo “shoku më i mirë”. Roli yt është të jesh prind, para së gjithash.
- Përdori 10 vitet e para për të ndërtuar autoritetin. Sepse nëse jo, 10 vitet e ardhshme do të jenë shumë më të vështira.
- Janë fëmijët e tu – pranoji dhe përballu me gjithçka që vjen me ta.
- Fëmijët nuk mbajnë mend çfarë i ke mësuar, por si ishe ti.
- Nëse do vëmendjen e fëmijëve, ulu rehat dhe hape një çokollatë. Aty do të vijnë menjëherë.
- Të jesh nënë do të thotë të zhvillosh “shikimin ndëshkues” që ndalon sjelljen e keqe pa fjalë.
- Mos e ngatërroni “çfarë funksionon” me “çfarë është e drejtë”.
- Veprat flasin më fort se fjalët.
- Si prind do mësoni shumë për veten. Si p.sh. si të kalosh ditën me vetëm 2 orë gjumë.
- Mos humb kohë duke u përpjekur të jesh prindi perfekt që rrit fëmijë perfekt. Dashuroji, kujdesu për ta dhe shijo kohën që keni së bashku.
Rahila Ovais
