Nëse të thuhet ty: Kush është Profeti yt?

 Thuaj: Profeti im është Muhammed bin Abdullah bin Abdul Muttalib bin Hashim bin Abdu Menaf. Allahu atë e zgjodhi nga mesi i Kurejshëve, të cilët janë pasardhësit më të dalluar të Ismailit (alejhis-selam). Allahu e dërgoi Muhammedin (sallaAll-llahu alejhi ue sel-lem) për të gjithë njerëzimin dhe ia dha Librin (Kuranin) e Urtësinë (Sunetin).

Muhamedi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) i thirri njerëzit që ta adhuronin vetëm Allahun dhe t‟i braktisin ata që i adhuronin përveç Tij, si: idhujt, gurët, drunjtë, profetët, njerëzit e mirë, engjëjt etj. Kështu, ai i thirri njerëzit që ta braktisin shirkun dhe i luftoi ata me qëllim që mos të bëjnë shirk, por ta adhurojnë vetëm Allahun, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: “Thuaj (o Muhamed): “Unë i lutem vetëm Zotit tim dhe nuk i shoqëroj Atij askënd (në adhurim).” Surja El Xhinn, ajeti 20.

“Thuaj (o Muhamed): “Vetëm Allahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bëj adhurimin tim.” Surja Ez-Zumer, ajeti 14. “Thuaj (o Muhamed): “Mua më është urdhëruar që ta adhuroj vetëm Allahun dhe që të mos i shoqëroj Atij asgjë (në adhurim). Unë vetëm tek Ai thërras dhe vetëm tek Ai është kthimi im.” Surja Erra‟d, ajeti 36. “Thuaju (o Muhamed) atyre: “Vallë, ju po më urdhëroni që të adhuroj dikë tjetër, përveç Allahut, o të paditur?!”. Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: “Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit. Prandaj, adhuro vetëm Allahun dhe bëhu falënderues!” Surja Ez-Zumer, ajetet 64-66.

 Gjithashtu prej bazave të besimit që është shpëtimtar nga kufri (mosbesimi) janë: besimi në Ringjallje, në daljen e njerëzve para Allahut, në shpërblimin e tyre, në dhënien e llogarisë dhe se Xheneti dhe Zjarri janë të vërtetë. Allahu Fuqiplotë thotë: “Ne ju kemi krijuar prej tokës, aty do t’ju kthejmë dhe nga ajo do t’ju nxjerrim edhe një herë tjetër.” Surja Ta he, ajeti 55. “Nëse ti (Muhamed) çuditesh nga idhujtarët, atëherë më të çuditshme janë fjalët e tyre: “Vallë, pasi të bëhemi dhé, do të krijohemi vërtet përsëri?!” Këta janë ata që nuk besojnë në Zotin e tyre dhe në qafat e të cilëve do të ketë vargonj; këta janë banorët e Xhehenemit, në të cilin do të qëndrojnë përherë.” Surja Erra‟d, ajeti 5. Në këtë varg ka dëshmi se kushdo që e përgënjeshtron ringjalljen, ai ka mohuar me një mohim i cili ia obligon përjetësinë në Zjarr. Allahu na ruajttë nga kufri (mosbesimi) dhe nga veprat e kufrit! Pra, këto vargje qartësojnë mesazhin me të cilin u dërgua Profeti (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) që është: të adhurohet vetëm Allahu dhe të ndalohet adhurimi i dikujt tjetër përveç Atij. Kjo është feja e tij, drejt së cilës thirri dhe për të cilën i luftoi idhujtarët.

Allahu e dërgoi atë në moshën dyzetvjeçare dhe kështu ai i thirri njerëzit (në Mekë) trembëdhjetë vite, drejt sinqeritetit në adhurim dhe braktisjes së adhurimit ndaj çdokujt tjetër përveç Allahut. Gjatë kohës që ishte në Mekë, e ngritën në qiell (natën e Israsë dhe Mi‟raxhit), pa asnjë ndërmjetës mes tij dhe Allahut, ku dhe iu bënë obligim pesë kohët e namazit. Pastaj u urdhërua që të migronte dhe ai migroi drejt Medines, ku i thirri njerëzit dhjetë vite, derisa filluan të hynin në fenë e Allahut grupe -grupe. E kur arriti moshën gjashtëdhjetë e tri vjeçare, feja u plotësua dhe i erdhi shpallja e Allahut që e lajmëroi për afrimin e vdekjes së tij (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem). I Dërguari i parë është Nuhu (alejhis-selam), ndërsa i fundit prej tyre është Muhamedi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), siç thotë Allahu i Madhëruar: “Ne të frymëzuam ty (o Muhamed) me shpallje, ashtu siç frymëzuam me shpallje Nuhun dhe profetët pas tij…” Surja En-Nisa, ajeti 163. Allahu thotë: “Muhamedi është vetëm i Dërguar, para të cilit ka pasur edhe të dërguar të tjerë.” Surja Al „Imran, ajeti 144. “Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve; Allahu është i Gjithë- dijshëm për çdo gjë.” Surja El Ahzab, ajeti 40. Më i miri ndër të Dërguarit është Muhamedi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel- lem), ndërsa njerëzit më të mirë pas profetëve janë: Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!). Njerëzit më të mirë janë ata nga shekulli i Profetit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel- lem), pastaj ata që erdhën pas tyre, pastaj ata që erdhën pas tyre. Gjithashtu duhet të besojmë se Isa (alejhis-selam) do të zbresë nga qielli (para Kiametit) dhe do ta vrasë Dexhxhallin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *