Në kohët moderne, shumë prindër muslimanë po rrisin fëmijët pa ndihmën e një “fshati” – pa gjyshër, hallat, dajat, fqinjët e afërt e rrjetin tradicional të mbështetjes. Kjo mungesë e komunitetit e bën prindërimin një sfidë shumë më të madhe. Por trashëgimia islame ofron udhëzime të pasura dhe të qëndrueshme që na ndihmojnë të ruajmë balancën shpirtërore dhe familjare, edhe kur jemi vetëm.
Këtu janë 10 këshilla për të ndërtuar një shtëpi të shëndetshme dhe një lidhje të fortë me fëmijët, sipas parimeve islame:
- Nis çdo gjë me nijetin (qëllim) dhe dua – Çdo veprim në prindërim mund të jetë adhurim, nëse e nisim me qëllim të pastër për hir të Allahut.
- Jini shembull i gjallë – Fëmijët mësojnë më shumë nga ajo që bëjmë sesa nga ajo që u themi. Sjellja jonë është edukimi i tyre i parë.
- Fokus te adabi (etika dhe sjellja) – Edukimi fillon nga zakonet e përditshme: si hamë, si vishemi, si sillemi – gjithçka është mësim.
- Thjeshtëso jetën – Më pak gjëra materiale, më pak angazhime – më shumë kohë për vlera, bashkëjetesë dhe përqendrim shpirtëror.
- Bëje Kuranin pjesë të shtëpisë – Le të dëgjohet, lexohet dhe të jetë burim qetësie në shtëpi.
- Kufizo ekranet – Më pak ekrane, më shumë lidhje të vërtetë. Fëmijët tanë nuk kanë nevojë për më shumë animacione, por për më shumë ndjeshmëri.
- Dilni në natyrë – Natyra është mësuesja më e qetë dhe më e sinqertë. Është ilaç për shpirtin dhe trupin.
- Luani dhe mësoni bashkë – Edhe pak kohë cilësore çdo ditë është e mjaftueshme për të ndërtuar besim, dashuri dhe zhvillim.
- Disiplinë me dinjitet – Fëmija ka nderin e vet. Edukimi nuk kërkon ashpërsi, por drejtësi, qetësi dhe mirësi.
- Kujdes për veten – Nuk mund të japësh nga një kupë bosh. Rregullo veten që të mund të rritësh të tjerët.
Në mungesë të fshatit, bëhu ti fshati. Krijo lidhje me fqinjët, bëhu mbështetje për dikë tjetër, dhe mbështetu gjithmonë te Allahu – sepse Ai nuk të lë vetëm kurrë.
