PJESE NGA LIBRI AVENTURAT E BILALIT
KY ËSHTË BILALI
Bilali është një djalë i vogël dhjetëvjeçar, ai është në klasën e katërt.
Bilali është fëmija i vetëm i familjes.
Ata nuk kanë tjetër fëmijë, pasi e kanë të vështirë të bëjnë fëmijë, madje edhe Bilali ka lindur pas plot dhjetë vitesh martesë.
Bilali është fëmijë mjaft i edukuar dhe shumë kureshtar.
Ai i pëlqen shumë lëndët shkencore dhe pëlqen që të pyesë për gjithçka, një zakon ky që i ka mbetur që nga vegjëlia.
Prindërit e tij janë besimtarë muslimanë dhe frekuentues të rregullt të xhamisë pranë lagjes së tyre.
Nëna i Bilalit quhet Emine.
Ajo mban shami dhe është mësuese në një shkollë fillore, ndërsa babai i tij quhet Mensur dhe është inxhinier ndërtimi.
Ai ka qënë pjesë e ekipit të inxhinierëve që projektuan hidrocentralin më të madh në vendin tonë.
Gjyshërit e Bilalit jetojnë në fshat: edhe pse djali i tyre, babai i Bilalit i kishte kërkuar shumë herë që t’i tërhiqte për të banuar në qytet me ta, ata nuk pranuan të shkëputeshin nga fshati.
Megjithatë Bilali me prindërit e tij i vizitojnë shumë shpesh ata. Bilali, edhe pse i vogël në moshë, i fal rregullisht të pesë kohët e namazit. Ai ka mësuar plot njëzet sure, dhe ka filluar ta lexojë Kur’anin arabisht.
Bilali ka një shok të ngushtë qysh nga kopështi i cili quhet Enes: ata dy gjithmonë kanë qëndruar bashkë. Madje dhe në shkollë kanë qenë gjithmonë në të njëjtën bankë.
Bilali është personazhi ynë kryesor, me të do kalojmë aventura të bukura fëminore në faqet e këtij libri.
Bilali do të mësojë shumë nga aventuarat e tij, por edhe ne bashkë me të.

